Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Cilat janë sekretet e profesionit më të paguar?

Jepen masat e sigurisë nga GJKKO/ Emiljano Shullazi fut në ngërç procesin

Jepen masat e sigurisë nga GJKKO/ Emiljano Shullazi fut në ngërç procesin

12:09, 20/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat arrest në burg për 4 anëtarët e grupeve kriminale që u goditën nga SPAK, por që ndodheshin në burg për shkak të ngjarjeve të tjera që akuzohen.

Arrest në burg është caktuar për Besian Xhixhon, Gjergj Cukalin, Enver Divën e Albert Zajën.

Për Emiljano Shullazin seanca u shty për në orën 14:00.

Shkak u bë se ai kishte kërkuar të mbrohej nga avokati i shtetit dhe se nuk do merrte pjesë në seancë.

Ndërkohë, avokat nga shteti ishte caktuar Artan Simoni, që në një proces tjetër mbron Luftar Reçin ku është palë edhe Emiljano Shullazi.

Për shkak të konfliktit të interesit seanca u shty për të caktuar një avokat tjetër për Shullazin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco