Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Shoqërohet pas një konflikti në polici, holandezit i gjendet edhe kokainë

Shoqërohet pas një konflikti në polici, holandezit i gjendet edhe kokainë

10:48, 27/05/2022
A+ Aa A-

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një shtetas holandez, pasi pas një konflikti në rrugën “Abdi Toptani”, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi kokaine. Raportohet se në pranga është vënë shtetasi nga Holanda, Kevin Ron De Baat

Njoftimi:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollandez K. B.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. B. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco