DETAJE+EMRI/ Po transportonte drogë me furgon, arrestohet i riu shqiptar në Britani

DETAJE+EMRI/ Po transportonte drogë me furgon, arrestohet i riu shqiptar në Britani

20:55, 01/05/2022
A+ Aa A-

Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi u kap duke transportuar drogë me furgon. Ajo që çoi në pranga shqiptarin Andrea Shani ishte gabimi në rrugë pasi u kap duke ecur kundravajtje.

Në momentin kur policia i ka bërë me shenjë të ndalojë, i riu ka braktisur mjetin dhe është larguar, por pa sukses. Ai u kap në urën e famshme 'Humber' ndërsa para togave të zeza ai pranoi posedimin e drogës dhe transportin e saj me furgon.

Sipas raportimeve ai posedonte 76 bimë kanabisi me një vlerë të konsiderueshme monetare nëse hidhej në treg. Shani është dënuar me 1 vit burg por për shkak të kohës së kaluar në paraburgim, ka mundësi që të lihet i lirë dhe më pas të dërgohet drejt Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco