Bilanci/ 100 të shoqëruar në komisariate për protestën e 11 marsit, 6 arrestohen

19:30, 12/03/2022
A+ Aa A-

Nga protesta e ditës së djeshme kundër rritjes drastike të çmimeve, janë proceduar penalisht të paktën 84 persona, ndësa janë arrestuar 6 të tjerë. Ata akuzohen per bllokim të rrugëve dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë së Shtetit.

SYRI TV

Nga protesta e zhvilluar një ditë më parë në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht të paktën 84 persona, 6 janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mes të proceduarve mësohet se është edhe deputeti Edmond Spaho i cili doli në protesën e zhvilluar në Korçë.

Pra, rreth 100 persona janë shoqëruar në komisariate për protestën e zhvilluar në 11 mars, kundër rritjes së çmimit të naftës dhe ushqimeve, ku pjesa më e madhe e tyre janë liruar më pas dhe po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Ata akuzohen për veprat penale bllokim të rrugëe dhe kundërshtim të punëjsve të Policisë së Shtetit.

Nga protesta e zhvilluar në Tiranë të premtën, janë proceduar të paketën 22 qytetarët ndërsa 5 të tjerë janë arrestuar, të cilët bllokuan disa akse rruge në kryeqyetet.

Në Durrës janë vendosur nën hetim  24 persona, të cilët akuzohen për bllokim të rrugës te Stacioni i Trenit dhe te rrethrrotullimi i Shkozetit. 

5 protestues të tjerë janë proceduar në Dibër, pasi bllokuan Rrugën e Arbrit për disa minuta.

Edhe në Lezhë ka patur të proceduar dhe arrestime.

Nga protesta e djeshme u vunë nën hetim 10 qytetarë lezhjanë dhe 1 tjetër u arrestua, pasi bllokuan rrugën në hyrje të qytetit.

10 të tjerë u proceduan në Korçë ndërsa 13 në Lushnje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco