Në Theth bëhet plazh edhe në dimër

Në Theth bëhet plazh edhe në dimër

12:54, 24/01/2022
A+ Aa A-

Në këto ditë të acarta, kur njerëzit përpiqen të gjejnë vende të ngrohta dhe të shmangin daljet, një grup të rinjsh, jo vetëm që zhvillojnë shëtitjet në malet e Thethit, por nuk ngurojnë as të lahen në një prej atraksioneve të kësaj zone, siç është ujëvara e Grunasit.

Të rinjtë, pjesë e klubit “Drini Team”, shprehen për mikrofonin e A2 CNN, se veprimi i tyre është krejt normal për ta dhe nuk e kanë bërë për të tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, por më shumë për të treguar që Thethi, është shumë i bukur për t’u vizituar në dimër, jo vetëm për ta parë, por edhe për t’u larë.

Këta të rinj shprehen se kanë zhvilluar aventura në male edhe në kushtet më ekstreme të motit dhe me temperatura që shkonin nën -20 gradë celsius dhe se kënaqësia që përjetojnë tejkalon pengesat apo vështirësitë klimaterike./A2CNN/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco