Po shpërndanin heroinë dhe kanabis, policia arrestohen në flagrancë dy të rinj

Po shpërndanin heroinë dhe kanabis, policia arrestohen në flagrancë dy të rinj

09:48, 20/01/2022
A+ Aa A-

Bien në prangat e Policisëm së Beratit, 2 shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike heroinë dhe cannabis sativa.

Njoftimi i policisë Berat:

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Bien në prangat e Policisë, 2 shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike heroinë dhe cannabis sativa.
Sekuestrohen lëndë narkotike heroinë e ndarë në doza, cannabis sativa, fara kanabisi dhe metadon.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F.M., 25 vjeç dhe A.M., 35 vjeç, të dy banues në Kuçovë, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë.


Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza me lëndë narkotike heroinë, lëndë narkotike cannabis sativa, fara cannabis sativa dhe metadon.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco