VIDEOLAJM/ Ja momenti kur 11 policë prangosin dhunshëm banorin te ‘5 Maji’ në çatinë e shtëpisë

VIDEOLAJM/ Ja momenti kur 11 policë prangosin dhunshëm banorin te ‘5 Maji’ në çatinë e shtëpisë

19:13, 19/01/2022
A+ Aa A-

Një tjetër moment nga dhuna barbare e ushtruar nga policia ndaj banorëve të ‘5 Majit’ është kapur me dron nga SYRI.

Nga pamjet dallohen 11 policë, të cilët hipin në çatinë e banesës që do prishnin dhe arrestojnë dhunshëm banorin, i cili po protestonte për të drejtat e tij. 

Kujtojmë se Bashkia e Tiranës nxori sot në qiell të hapur dhjetëra familje te lagjja '5 maji' në kryeqytet. 

Banesat e tyre u shembën për t'i hapur rrugë projektit të kullave. 

Fati i banorëve, mes tyre edhe të moshuar e fëmijë është i trishtë e i panjohur. 

Këtë dimër ata do ta kalojnë pa një çati mbi kokë dhe situata bëhet edhe më alarmante kur jemi në pikun e dimrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco