Panik në autostradën Vlorë-Fier, përfshihet nga flakët makina në lëvizje

Panik në autostradën Vlorë-Fier, përfshihet nga flakët makina në lëvizje

16:17, 08/12/2021
A+ Aa A-

Një automjet është pëfshirë nga flakët në autostradën Vlorë-Fier teksa ishte në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur pranë nënkalimit të fshatit "Panaja". 

Shkak për zjarrin në makinën e S.Sh dyshohet të ketë qenë një defekt teknik. 

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2021, rreth orës 15:30, në autostradën Vlorë-Fier, tek nënkalimi i fshatit " Panaja", ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues  shtetasin S.Sh.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco