Plagosi me automatik 47-vjeçarin në Theth, arrestohet autori pas dy muajsh

Plagosi me automatik 47-vjeçarin në Theth, arrestohet autori pas dy muajsh

20:59, 06/12/2021
A+ Aa A-

Është arrestuar nga policia autori i plagosjes së një 47-vjeçari, ngjarje e ndodhur në shtator në Theth.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Klisman Çuni, banues në Theth, që ishte në kërkim për plagosjen e 47-vjeçarit Gëzim Ndrezaj.

Ngjarja ka ndodhur më datë 26 shtator 2021. Ndaj Çunit, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Klisman Çuni akuzohet për veprat penale “plagosje e rëndë me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ndrezaj punonte si murator dhe ka dyshime se plagosja ka ndodhur pas prishjes së pazareve me njëri-tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco