Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, flasin familjarët: Nuk i ka pasur borxhe askujt!

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, flasin familjarët: Nuk i ka pasur borxhe askujt!

09:36, 30/11/2021
A+ Aa A-

Janë mësuar detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku u vra në derën e shtëpisë ish-deputeti dhe ish-kreu i Komunës Velipojë Pashko Ujka.

Të afërmit e tij sqarojnë se nuk është e vërtetë që ai të jetë plagosur, kercënuar apo qëlluar shtëpia gjatë kohes kur ka qënë deputet apo kryetar i komunes Velipojë.

Gjithashtu ai nuk ka pasur borxhe financiare dhe as mosmarrëveshje për çështje ndërtimesh, konfirmojnë të afermit e të ndjerit Pashko Ujka.

Ai pritet që të përcillet sot për në banesën e fundit, ndërkohë që Policia nuk ka mundur që të bjerë ende në gjurmët e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco