VIDEOLAJM/ Fjalët prekëse të nënës së Mateos: Do jem këtu çdo ditë

VIDEOLAJM/ Fjalët prekëse të nënës së Mateos: Do jem këtu çdo ditë

12:12, 18/11/2021
A+ Aa A-

Mamaja e 8-vjeçarit Mateo, i cili u ekzekutua në mënyrë makabër nga fqinji i tij 38-vjeçar Klement Çalamani, përmes një prononcimi nga Gjykata e Fierit, u shpreh se kërkon varjen në mes të Fierit të autorit të krimit.

E ëma e vogëlushit kërkon rikthimin e dënimit me vdekje, për t’u bërë shembull ai i cili i ekzekutoi në mënyrë horror të birin.

“Do qetësohem kur të varet në mes të Fierit. Duam ta varin, ta djegin, më mori një foshnjë, ma ndau nga familja, ma ndau nga shokët e shoqet. Ma gënjeu, ma mashtroi, i tha ‘ik blemë një bukë’, dhe kur Mateo ia çoi, ai ia futi me lopatë dhe e la të vdekur. Ma groposi, i hodhi baltë. Kur shkoi në polici, tha se do e gjeni copa-copa”.

“Unë do rri këtu, nuk iki unë si nënë. Të varet në mes të Fierit dhe vetëm kështu mund të gjejë qetësi djali. Do presim, këtu jemi përditë, nuk ikim. Nuk mundem të flas më shumë se nuk kam zemër”, tha e ëma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco