Familjarët e Mateos nisin mbledhjen e firmave: Kërkojmë varjen e autorit

Familjarët e Mateos nisin mbledhjen e firmave: Kërkojmë varjen e autorit

11:52, 18/11/2021
A+ Aa A-

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i cili u vra nga Klodian Çalamani, nuk janë mjaftuar me masën që dha sot nga Gjykata e Fierit, ku autori u la në burg, por kanë nisur aksionin e tyre për mbledhjen e firmave ku kërkojnë dënim me vdekje të 38-vjeçarit.

Ata kanë nisur që të mbledhin firmat në ambientet e gjykatës, ndërsa e kanë nisur si fillim nga gazetarët, të cilët i janë përgjigjur thirrjes. Familjarët e vogëlushit kërkojnë që autori të varet në mes të qytetit. Mes të tjerash ata i bënë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj nisme dhe të firmosin peticionin.

“Po nisim që të mbledhim firma për dënimin me vdekje. I bëjmë thirrje që të gjithë qytetarëve, që të firmosin në këtë fletë, që të hedhim firmat, për dënim me varje. Kush ka motër, vëlla, iu bëjnë thirrje që të na bashkohen të gjithë për dënim me varje. Le të vijnë këtu para gjykatës”, tha një prej familjareve.

Në ambientet e Gjykatës së Fierit janë mbledhur familjarët e 8-vjeçarit, ndërsa më pas janë bashkuar qytetarë dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare e të mesme të qytetit. Ata kërkojnë drejtësi për vogëlushin e ndjerë.

Më pas familjarët e Mateos 8-vjeçar janë zhvendosur në qendër të Fierit, ku po iu bëjnë thirrje qytetarëve që të nënshkruajnë peticionin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco