Vogëlushi i hapi derën babait të arratisur nga spitali Covid, ai e qëlloi...

Vogëlushi i hapi derën babait të arratisur nga spitali Covid, ai e qëlloi...

11:13, 17/11/2021
A+ Aa A-

I hapi derën babait të tij, por ai e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur. Zbulohen detaje tronditëse nga një krim i rëndë i ndodhur mbrëmë në Itali, ku një person i infektuar me Covid u arratis nga spitali dhe vrau djalin e tij të mitur.

Autori është Mirko Tonkov, i cili momentalisht ruhet nga karabinierët në spitalin 'Belcolle'. 44-vjeçari polak kishte një urdhër ndalimi për t’iu afruar familjes së tij, ndërsa ndodhet në një spital në Romë për shkak të infektimit me Covid-19.

Ai u arratis nga spitali dhe shkoi në shtëpinë ku djali i tij 10-vjeçar Matias jetonte me nënën e tij shqiptare, Mariola Rapaj. Kur iku në banesë, 44-vjeçari gjeti vetëm djalin të cilin e vrau me një thikë në fyt.  Kur nëna e tij Mariola Rapaj u kthye në shtëpi, e gjeti atë të vdekur. Kjo ngjarje ka tronditur Italinë.

Sipas asaj që mësohet, burri kishte qenë shumë i dhunshëm si me djalin ashtu edhe me gruan e tij, Mariola Rapaj. Mendohet se ai e kreu krimin si hakmarrje ndaj bashkëshortes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco