Pazar kokaine, një arrestim dhe dy procedime të shpërndarësve shqiptarë

Pazar kokaine, një arrestim dhe dy procedime të shpërndarësve shqiptarë

11:14, 08/11/2021
A+ Aa A-

Forcat e Guardia di Finanza në L’Aquila, të cilat kanë qenë gjithmonë të përfshira në luftën kundër trafikut të drogës, kanë identifikuar në krim e sipër, tre të rinj shqiptarë që nuk kishin qënë në dosjet e Policisë.

Në veçanti, njëri prej tyre u kap duke i dhënë dy doza kokainë një djali dhe duke marrë 80 euro në dorë. Aktiviteti i mëpasshëm i policisë gjyqësore bëri të mundur gjetjen tek shpërndarësi të 17dozave të tjera të së njëjtës drogë, para dhe dy telefona inteligjentë.

Njëzetvjeçari shqiptar, me urdhër të zëvendësprokurorit publik, doktor Guido Cocco, është vënë menjëherë në arrest shtëpie.

Kurse  dy personat e tjerë u identifikuan nga policia dhe u paditën në prokurorinë vendase. Në përgjithësi, aktiviteti i kryer bëri të mundur sekuestrimin e 15 gramë kokainë, mbi 1500 euro – të ardhura nga krimi i trafikut të drogës – dhe dy telefonave inteligjentë të përdorur nga shpërndarësit për të kontaktuar klientët.

Operacioni i Guardia di Finanza synon të shkatërrojë një nga kanalet kryesore të furnizimit financiar të organizatave kriminale dhe të mbrojë shëndetin e qytetarëve, me qëllim që këto substanca të rrezikshme për shëndetin të mos venë në kontakt me popullatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco