Lajmi i fundit

LIVE/ Komision hetimor për sterilizimin dhe 'check up'

VIDEO-SYRI TV/ Përdhunimi i 16-vjeçares/ Nëna: Nisi kur ishte 12 vjeç, nuk shfaqi shenja

VIDEO-SYRI TV/ Përdhunimi i 16-vjeçares/ Nëna: Nisi kur ishte 12 vjeç, nuk shfaqi shenja

10:51, 04/11/2021
A+ Aa A-

E ëma e vajzës 16-vjeçare, e cila dyshohet se është abuzuar sistematikisht seksualisht nga xhaxhai i babait të saj, tregon e tronditur se vajza nuk kishte shfaqur asnjë shenjë gjatë gjithë kohës.

Por katër ditë më parë ajo ishte ndjerë keq dhe kishte treguar gjithçka.

Sipas të emës, 53-vjeçari jeton vetëm pasi gruaja i kishte vdekur dhe vajza shkonte shpesh tek xhaxhai sipas të ëmës.

"Vajza tha që prej 12 vjeçe kryen marrëdhënie me të. Nuk dija gjë fare. Na tregoi vajza. Për herë të parë e kishte zënë te shtëpia e tij. Unë këtë e kam xhaxhain e burrit. I ka vdekur gruaja dhe ka një djalë. Vajza na tregoi dje. Nuk më shkonte mendja te xhaxhai i burrit. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. Vajza shyqyr tani është shumë mirë, e katërta ditë sot. Denoncimin në polici e bëri kunati. Nuk e dua më jetën, kam edhe tre fëmijë. Edhe bashkëshorti u bë shumë keq. Nuk duam ta nxjerrim në televizor, kemi shumë frikë se marrim opinion shumë të keq", ka treguar ajo.

Vajza është e shtruar në patologji dhe po kryen të gjitha ekzaminimet. Uniformat blu kanë prangosur shtetasin Kabul Hunda, 53 vjeç.

"Shtetasi me iniciale K. H dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe. Ajo ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme", njoftoi policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco