Lajmi i fundit

LIVE/ Belind Këlliçi dhe Ilda Zhulali konferencë për media nga selia PD

'Mbrojtja është e ligjshme'! Detaje nga vrasja e grabitësit shqiptar

'Mbrojtja është e ligjshme'! Detaje nga vrasja e grabitësit shqiptar

09:32, 04/11/2021
A+ Aa A-

Ndaj Arbër Xheleshit u qëllua për vetëmbrojtje. Është kjo çfarë kanë zbuluar hetimet së fundmi për ngjarjen që ndodhi më 25 Tetor në Frosinone, ku 38-vjeçari u qëllua për vdekje me çifte nga Sandro Fiorelli, shtëpinë e të cilit shqiptari po e grabiste.

Në fokus të hetimeve në këto momente është të zbulohet nëse italiani 59-vjeçar i ka kaluar veprimet e vetëmbrojtjes me aktin që ka kryer. Autopsia në trupin e të ndjerit u krye të enjten e kaluar.

Pritet që brenda 90 ditësh të dërgohet raporti përfundimtar, por në tavolinën  e prokurores Marina Marra, ka mbërritur konfirmimi se Fiorelli nuk e ka qëlluar pas shpine shqiptarin.

Saçmet e çiftes e prekën Xheleshin poshtë sqetullës duke i prekur disa arterie të rëndësishme për funksionimin e organeve. Po ashtu është mësuar se 38-vjeçari ka plagë në pjesën e brendshme të parakrahut, çka do të thotë se në momentin që është qëlluar e ka pasur të ngritur krahun.

Kjo konfirmon dëshminë e pronarit të vilës, i cili tha se e ka qëlluar grabitësin në momentin kur ky i fundit i ka drejtuar armën dhe gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje. Ajo që do të zbulohej më vonë ishte tronditëse, pasi shqiptari në dorë nuk kishte pistoletë të vërtetë, por lodër.

Autoritetet ndër të tjera kanë kërkuar vlerësimin balistik të armës së gjahut. Kjo do të lejojë të ketë prova të sakta të trajektores ku është qëlluar. Po ashtu vijon hetimi për të zbuluar bashkëpunëtorët e Xheleshit.

Mendohet se ai kishte shkuar në shtëpinë e Fiorellit për ta grabitur me të paktën 2 persona të tjerë. Për të rënë në gjurmët e tyre, policia po analizon qelizat telefonike në zonë.

Ndërkohë në fshatin ku ndodhi ngjarja, të gjithë janë me Fiorellin. Në Santopadre, qytetarët kanë nxjerrë banderola të ndryshme në muret e qytetit në mbështetje të 59-vjeçarit. Ata shprehen se ai ka bërë një veprim të duhur për të mbrojtur veten, familjen dhe shtëpinë.

"Mbrojtja është gjithmonë e ligjshme", banderola në mbështetje të Sandro Fiorelli

Arbër Xheleshi, 38 vjeç, u vra më 25 Tetor në Itali nga pronari i vilës që kishte shkuar për ta grabitur./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti04/11/2021 12:54

Cfare te mamas kerkoi ne shtepine e tjetrit

Shto koment

Denonco