Lajmi i fundit

LIVE/ Komision hetimor për sterilizimin dhe 'check up'

‘Mashtrime që arrijnë në qindra mijëra euro’/ Zbardhet dëshmia e ish-punonjëses së bursave në Call Center

‘Mashtrime që arrijnë në qindra mijëra euro’/ Zbardhet dëshmia e ish-punonjëses së bursave në Call Center

16:32, 03/11/2021
A+ Aa A-

Pas denoncimeve të shumta nga shtetasit e huaj, autoritetet shqiptare kanë në dorë dëshminë e gjermanit Janet Schafer, i cili ka rënë pre e mashtrimit për investime në kriptovaluta nëpërmjet telefonatave nga Shqipëria.

Shuma prej 9700 eurot që Schafer investoi më shpresën për t’i shumëfishuar, nuk iu kthyen kurrë, por u transferuan në disa llogari në Lituani, sipas tij.

Prokuroria shqiptare është ende në fazë verifikimesh dhe nuk i ka thyer ende përgjigje homologëve gjermanë, por dëshmia e një ish-punonjëseje të zyrave Call Center, tregon si funksionon skema e mashtrimit.

Ish-punonjësja: Në fillim mëson në lidhje me bursat në faqet jo shqiptare dhe telefonon personat e huaj që janë regjistruar në një platformë online. I fton të investojnë, shumë prej tyre investojnë dhe supozohet që t’i kthesh fitimin, por kjo nuk ndodh, atyre nuk iu kthehen kurrë fitimet mbrapsht.

Gjithashtu dëshmitarja shpjegon se të rinjve që punësohen me një rrogë bazë rreth 500 euro, fillimisht u thuhet se do të punojnë për telemarketing.

Ish-punonjësja: Fillimisht askush nuk e dinte se çfarë bëhej pas dyerve, pasi operatorët e thjeshtë nuk kanë shumë informacion, por kemi dëgjuar raste që arrijnë në shuma të frikshme, qindra mijëra euro.

Skema e mashtrimit po hetohet nga krimi ekonomiko-financiar dhe krimet kompjuterike.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle në disa mjedise të dyshuara për këtë aktivitet të paligjshëm por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për këto skema mashtrimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco