Lajmi i fundit

TAKS FORCE/ Gjykata e Lartë 'noterizon' ndalimin e Berishës në Kuvend

Policia i shpëton jetën gruas në Vermosh: I shoqi e sulmoi me gërshërë, pastaj mori armën

Policia i shpëton jetën gruas në Vermosh: I shoqi e sulmoi me gërshërë, pastaj mori armën

10:59, 30/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Malësisë së Madhe ka arrestuar një burrë 60 vjeç në fshatin Vermosh të Shkodrës, i cili po kërcënonte të vriste gruan e tij pasi e kishte sulmuar me gërshërë, edhe me kallashnikov.

Policia arriti ta parandalojë në kohë përshkallëzimin e konfliktit mes dy bashkëshortëve dhe ta arrestojë burrin bashkë me armët e tij, si kallashnikovin me 140 fishekë ashtu edhe gërshërët.

Komisariati i Malësisë së Madhe mori njoftim se në fshatin Vermosh, P. B. kishte konflikt me bashkëshorten e tij F. B., të cilës i rrezikohej jeta nga bashkëshorti, pasi ai e kërcënonte me mjet prerës dhe me armë zjarri.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin P. B, 60 vjeç, që pas një konflikti me bashkëshorten kishte tentuar ta godiste me gërshërë dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një kallashnikov, dy karikatorë, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë.

Tashmë ai akuzohet për tri vepra penale: “Kanosja”, ”Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco