Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Aksioni i SPAK, dështimi dhe dëshmia e Rilindjes

Ekzekutimi i Demir Backës/ 'Policët ia mbathën kur dëgjuan krismat'

Ekzekutimi i Demir Backës/ 'Policët ia mbathën kur dëgjuan krismat'

10:06, 28/10/2021
A+ Aa A-

Gjendja e sigurisë dhe rendit në vend, veçanërisht gjatë ditëve të fundit, ka ndezur një debat mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Gjatë prezantimit për projektligjin për “Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, ministri tha se ajo ka për qëllim krijimin e një strukture profesionale, transparente dhe të paanshme për mbikëqyrjen e veprimtarisë së subjekteve të parashikuara.

Por, deputetët e opozitës kërkuan nga Çuçi një reagim për vrasjen e biznesmenit në Fier dhe grabitje e biznesmenit në Nikël të Fushë-Krujës, pasi sipas tyre qytetarët po ndihen të frikësuar për jetën.

Deputeti i Fierit, Luan Baçi, ngriti pretendimin se gjatë ekzekutimit të biznesmenit Demir Backa në qytetin e Fierit, në vendin e ngjarjes ka qenë prezente dhe një patrullë Policie. Deputeti theksoi se në qytetin e Fierit përflitet se efektivët janë fshehur në momentin që kanë nisur të dëgjojnë të shtënat.

“Rasti i Fierit, në fakt është vrarë një biznesmen. Për hir të së vërtetës ka qenë një orë goxha e populluar dhe pranë një qendre tregtare. Aty është një vend që ka një shërbim të përhershëm policor. Aty ka qenë një shërbim policor, i cili sipas të gjithë informacioneve nuk ka reaguar. Madje në qytetin e Fierit flitet se ata janë fshehur kur kanë qenë prezentë në një krim makabër”, tha Baçi, ndërsa pyeti ministrin dhe shefin e SHÇBA-së, nëse ishin në dijeni të këtij informacioni dhe a kanë nisur një hetim të brendshëm në lidhje me rastin.

Por, ai nuk mori një përgjigje nga asnjëri prej tyre, të cilët u fokusuan te rendi ditës në mbledhje dhe nuk pranuan të komentonin më tej. Për deputetin Flamur Noka, Ministria e Brendshme ka mungesë vizioni për mënyrën se si e shikon të ardhmen e sigurisë publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 28/10/2021 11:12

Policeve nuk u ve faj se me ate rroge qesharake qe marin ata nuk ja vlen te rrezikojne jeten.Por fajin e ka kjo qeveri plere dhe deshtake.Si mund te vesh minister te brendshem nje si Çuçua?Thjesht pse ke pasur te dashur gruan e tij?Ministeri i brendshem duhet te kete kualifikim shume te lart policor ushtarak dhe sherbimi sekret.Vjen dhe drejtori i ri i policise ben levizje ate te shkodres e con ne lezhe te beratit ne lushnje dhe duartrokitje se beri pune.La po te njejtet ne po te njejten detyre qe ata nuk kishin arritur ta realizonin.Kemi dhe Spakun qe Akoma nuk e ka arrestuar altin hajrin por qe i kthen pronen kur ne ate prone u mor jete njeriu dhe po te kishte shtet ajo prone duhej te rrafshohej.Na doli bashkepronar dhe kastrati aty.Pra dhe Spaku eshte nje deshtim i kesaj qeverie te menderosur.Po te kishte opizite te forte duhej te kishte ngritur popullin ne revolte per kete vendim hale te spakut..Mos ta quajn me Spaku por Dhjaku.

Shto koment

Denonco