Ekzekutimi i Demir Backës, dyshime se vrasësit qëndruan në një shtëpi me qera në Fier

Ekzekutimi i Demir Backës, dyshime se vrasësit qëndruan në një shtëpi me qera në Fier

09:11, 28/10/2021
A+ Aa A-

Dhjetëra efektivë të policisë “Shqiponja”, të shoqëruar dhe nga oficerë të Krimeve të Rënda të drejtorisë së Fierit, kanë kryer kontrollin e rreth 80 banesave në qytetin e Fierit, ku besohet se kanë qëndruar me qira personat që kanë ekzekutuar me armë zjarri, biznesmenin Demir Backa.

Një kontroll i tillë është kryer pikërisht në vendin e quajtur “15 katëshi” në Fier. Hetimet tashmë po drejtohen nga prokurori i Fierit, Hysen Ajasllari, i cili u ka lënë një sërë detyrash oficerëve të Krimeve të Rënda të policisë së Fierit.

Një nga shumë detyrat, është dhe kontrolli i shumë banesave dhe disa garazheve, ku besohet dhe ka dyshime se janë fshehur anëtarët e celulës së vrasësve, para kryerjes së krimit. Një numër i madh pamje, filmike të kamerave të qytetit, janë sekuestruar me qëllimin e vetëm për të krijuar një itinerar të drejtimit të automjetit.

Policia dyshon se mjeti dhe autorët kanë qendruar në Fier, duke u strehuar disa ditë para kryerjes së krimit në një nga zonat e këtij qyteti. Qëndrimi i tyre në Fier lidhet me faktin e mbledhjes të informacionit për viktimën dhe vendin se ku do të qëllohej.

Për policinë dhe prokurorinë e Fierit, qitësit nuk kanë pasur një konflikt personal me viktimën, por ata kanë marë pjesë në këtë vrasje si autorë të paguar nga persona të tjerë. Për zbardhjen e këtij krimi, policia e Fierit është duke bashkëpunuar dhe me policinë e Vlorës dhe Policinë Qëndrore në Tiranë, për të krijuar një zgjerim të forcave hetimore me qëllim identifikimin e autorëve të këtijj krimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco