VIDEO-SYRI TV/ 500 qytetarë të helmuar në Krujë: Spitali u mbyll derën gazetarëve, nisin hetimet

VIDEO-SYRI TV/ 500 qytetarë të helmuar në Krujë: Spitali u mbyll derën gazetarëve, nisin hetimet

14:13, 27/10/2021
A+ Aa A-

Prej katër ditësh Kruja vijon të përballet me situatën alarmante të helmimit masiv të qytetarëve. 150 qytetarë të tjerë morën shërbim mjekësor në spitalin e Krujës gjatë orëve të fundit, ndërsa në total numërohen mbi 500 pacientë që prej katër ditësh kanë pasur helmim për shkak të ujit. Qytetarët akuzojnë bashkinë se prej katër ditësh ka lënë qytetin pa ujë, ndërsa prokuroria nisi hetimet për vënien para përgjegjësisë personat përgjegjës për helmin e qytetarëve.

Nga SYRI TV

Shkon në 500 numri i qytetarëve të Krujës që kanë marrë shërbim shëndetësor në urgjencë për shkak të helmimit nga kontaminimi i ujit të pijshëm. Në vetëm pak orë, në shërbimin e urgjencës në Krujë janë paraqitur 150 qytetarë, të cilët kanë shfaqur simptoma helmimi si diarre, temperaturë të lartë, dhimbje koke etj. Por ndërsa Kruja po përjeton një dramë shëndetësore për shkak të helmimit masiv të banorëve, spitali i këtij qyteti ka mbyllur derën për gazetarët.

Veç policisë private në derën e spitalit është vendosur dhe një efektiv i policisë së rendit, të cilët nuk lejojnë që gazetarët të futen në ambientet e brendshme të spitalit për të komunikuar me pacientët e sëmur. Një ditë më parë analizat laboratorike të Institutit të Higjenës treguan se helmimi masiv i qytetarëve kishte ndodhur për shkak të kontaminimit të ujit të pijshëm nga shirat e ditëve të fundit.

Megjithatë, janë ngritur pikëpyetje rreth sigurisë së depove të ujit në bashkinë  e Krujës, pasi në to mungojnë rojet, fakt i cili ka irrituar qytetarët të cilët prej katër ditësh nuk kanë më as ujë të pijshëm në rubinetat e banesave të tyre. Qytetarët ankohen dhe akuzojnë bashkinë e Krujës, se në këtë situatë emergjence, ka lënë gjithë qytetin pa ujë, pasi edhe autobotet që ishte premtuar se do të sillnin ujë për qytetarët nuk kanë shkuar në lagjet e qytetit.

Ndërkohë Prokuroria e Krujës njoftoi se ka nisur kryesisht hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe tokës”, me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave. Sipas organit të akzuës hetimet do të kryhen për zbulim e shkaqeve që çuan në helmimin e banorëve dhe individualizimin e përgjegjësive penale për personat përgjegjës. Për të gjitha këto, po kryhen ekspertimet mjeko-ligjore për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve si dhe analiza fiziko-kimike dhe bakteriale e ujit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 27/10/2021 15:03

Helmimi i qytetareve tregon me se miri arritjet e kesaj qeverie.Kjo qeveri ka deshtuar ne cdo gje.Ministrja e shendetesise Duhet te zhduket nga detyra.Qeveri me bastarde nuk ka pare Populli shqipetar.Duhet revolucion Duhet te mblidhet Populli ne kryengritje .Poshte qeveria poshte Ram shurraqi

Shto koment

Denonco