EMRI/ Makina aksidenton për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot

EMRI/ Makina aksidenton për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot

20:54, 26/10/2021
A+ Aa A-

Një makinë ka shtypur një person i cili po kalonte rrugën në këmbë në aksin Lezhë-Milot, ku si pasojë këmbësori ka gjetur vdekjen.

Sipas informacioneve të SYRI TV dhe Syri.net, viktima quhet Pal Vathi.

Lezhë/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Rrilës" , automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin P.V. , banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco