Lajmi i fundit

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, jepet masa e sigurisë për dy të arrestuarit

‘Vër kapuçin o budall’/ Detaje nga dosja e grabitjes së Niklës

‘Vër kapuçin o budall’/ Detaje nga dosja e grabitjes së Niklës

16:35, 26/10/2021
A+ Aa A-

Detaje janë zbardhur nga dosja e grabitjes së dhunshme që ndodhi para dy netësh në Nikël të Fushë-Krujës, në shtëpinë e biznesmenit Nazmi Çangu.

Mësohet se vajza e biznesmenit, Xhelona Çangu ka treguar para hetuesve si njëri nga grabitësit hyri në dhomë i pamaskuar, duke sjellë reagimin e tjetrit që i tha ‘vër kapuçin’ budalla.

‘Rreth orës 02:00 dëgjova babin të bërtiste dhe rënkonte, por mendova se ishte sëmurë. Hapa derën dhe aty pashë një person të gjatë, të armatosur, që më tha ‘pusho’. Ai u fut në dhomë ku ndodhesha me shoqen time e vëllain e mitur. Na mori telefonat dhe i mbante në dorë.

Ai thirri një tjetër person që ndodhej në katin e dytë. Ai që erdhi ishte i pamaskuar, i veshur me rroba të zeza, trup i shkurtër, i mbushur në fytyrë e me pak bark, me flokë ngjyrë kafe, afërsisht rreth 40 vjeç. Në këtë moment, personi tjetër i maskuar i tha ‘Vendose kapuçin more budalla’. Njëri prej tyre kishte kufje në vesh dhe komunikonte me personat e tjerë’ - shprehet Xhelona Çangu.

Xhelona ka treguar në polici se nëse e sheh atë person, mund ta njohë. Sipas saj, nga bisedat që autorët bënin me njëri-tjetrin me kufje, kuptoi se ishin nga Laçit.

‘Nga komunikimi dukej sikur ishte nga zona e Laçit. Njëri prej tyre mori vëllain dhe e çoi në dhomën tjetër dhe e pyeste për çelësin e kasafortës. Dukej që ata e njihnin mirë familjen time. Ata na thanë ‘Do marrim borxhin që na ka babai juaj Nazmiu’. Nëse e shoh personin që ishte pa maskë e njoh, madje mund ta kem parë edhe herë tjetër, por nuk mbaj mend se ku’ - tha Xhelona Çangu.

Pas mesantës, në datë 25 tetor, disa persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e biznesmenit Nazmi Çangu. Ata kanë arritur të marrin nga shtëpia e tij, sipas deklaratave të Çangut, 100 mijë euro dhe bizhuteri, por duke e dhunuar këtë të fundit.

Policia ka sekuestruar 4 prova kyçe që mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve, një armë gjahu çifte, fasheta plastike me ngjyrë të zeza pa pjesën mbyllëse; një fishek brave i këputur përgjysmë dhe kapaku i jashtëm, si dhe një kapele me ngjyrë të zeza me strehë. Ato janë çuar në laborator për ekzaminim nëse ka ose jo shenja gishtash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco