Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Erion Veliaj kërkon 50 milionë euro?

VIDEO/ Ja vendi ku ndodhi krimi i dyfishtë, momenti kur sekuestrohet arma

VIDEO/ Ja vendi ku ndodhi krimi i dyfishtë, momenti kur sekuestrohet arma

20:03, 25/10/2021
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i dyfishtë brenda familjes në Vlorë, ku nipi 39-vjeçar Genci Koreta ka vrarë xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç.

Një dëshmitare, e cila thotë se është edhe kushërira e tyre tregon si e kanë marrë vesh ngjarjen e rëndë. Sipas saj kanë dëgjuar ulërimat e nënës së 39-vjeçarit

“Kushërinj jemi, një fis. Dëgjuam ulërimat që po qante e ëma. Nuk kanë pasur konflikte. Ai ka qenë djalë…nuk e di çfarë të them. Ka qenë emigrant. Nuk di gjë për çfarë kanë debatuar. Dëgjova të ëmën që po qante dhe erdha. Ai ishte djali me të gjitha cilësitë, nuk ke çfarë t'i thuash. Ndërsa xhaxhai rri në Vlorë me shtëpi. Ai skuqej kur të fliste me gojë jo më të kishte debate. Nuk kanë pasur debate për çështje pronash. Ai një copë toke pronë ka sepse ai jeton në Vlorë. Nuk e di pse kishte ardhur këtu. Nuk dimë asgjë për armën. Ne dëgjuam ulërimat e të ëmës dhe erdhëm”, tregon gruaja.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. SYRI TV ka fiksuar këto momente kur sekuestrohet arma e krimit te vendi i ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Peshtyme pis per Dritan Hilen 25/10/2021 22:00

Ngushllime me te sinqerta te te dyja familjeve. Lusim Zotin qe te mos degjojme gjera te tilla per njerez te tille. Madje as ndyresiren Dritan Hila dhe sorollopi I tij qe po te kishte ndodhur veri nuk do I pushonte diarrea. Keto jane ne Florence madje cobenjer me origjine. Nuk behet pis peshtyma me thithlopen Hila qe dhe kur flet sikur cliron gazra derri

Shto koment

Denonco