Avioni me drogë në Vermosh, identifikohen 2 shqiptarët që ishin në bord

Avioni me drogë në Vermosh, identifikohen 2 shqiptarët që ishin në bord

15:10, 25/10/2021
A+ Aa A-

Janë identifikuar 2 shtetasit shqiptar që udhëtonin në avionin që u rrëzua disa ditë më parë në zonën e Vermoshit.

Mësohet se identifikimi i tyre është bërë përmes shenjave të gishtave, ndërkohë që rrëzimi i avionit dyshohet se ndodhi për shkak të mbingarkesës, shkruan Report tv.

Avioni i modifikuar u rrëzua në Vermosh në datën 4 Tetor, dhe personat që ishin në të u larguan së bashku me disa çanta me një mjet foristradë.

Policia nuk i bën të ditur emrat e personave që ka identifikuar përmes ADN dhe shenjave të gishtave për arsye hetimi.

Dyshohet se avioni është përdorur për transportimin e lëndëve narkotike, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

rakela merko25/10/2021 18:26

nuk m plas un do iki ne itali

Shto koment

Denonco