VIDEO/ Dëshmia II e kolapsit: KLGJ firmos përgjysmimin e gjykatave, kur ka 40 mijë dosje në pritje!

VIDEO/ Dëshmia II e kolapsit: KLGJ firmos përgjysmimin e gjykatave, kur ka 40 mijë dosje në pritje!

14:23, 25/10/2021
A+ Aa A-

Një tjetër dëshmi e fortë e absurdit në sistemin e drejtësisë është dhënë sot nga avokati Kujtim Cakrani, krahas koleges së tij av. Ankelita Çelës, në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV.

Z. Cakrani ngriti shqetësimin e përgjysmimit të gjykatave në vend, një shkatërrim i vërtetë i sistemit të drejtësisë sipas tij: “Tani do t’i japin dorën e fundit të shkatërrimit, sepse e imagjinoni që sot në Gjykatën e Lartë janë 40 mijë dosje që presin për gjykim?!” – tha ai.

“Është bërë një hartë e re nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ia kanë propozuar Ministrisë së Drejtësisë, që natyrisht e ka miratuar atë. Tani pritet që ajo të kalojë në parlament, që do të thotë se nga 22 gjykata të shkallëve të para që janë aktualisht në Shqipëri, do të ngelen vetëm 12!!!  

Pra, në 12 qarqe nga një gjykatë e Shkallës së Parë dhe, nga gjashtë gjykata të Apelit do të ngelen vetëm një, gjykata që do të jetë në Tiranë.

Pra, e kuptoni tani se përveç problematikës aktuale ku gjendet drejtësia shqiptare, qytetarët shqiptarë, ato do të përballen edhe me një kosto tjetër të madhe si nga ana e qytetarëve, ashtu edhe nga ana e Buxhetit të Shtetit.

Se, të marrësh të suprimosh disa gjykata, ku dosjet janë me qindra, të mos themi dhe mijëra, dhe t’i mbledhësh ato në një gjykatë të vetme në Tiranë, ky është shkatërrimi përfundimtar i drejtësisë.

Pra, shkatërrimi ka filluar, por tani do t’i japin dorën e fundit shkatërrimit, sepse e imagjinoni ju që sot në Gjykatën e lartë janë 40 mijë dosje që presin për gjykim?!

40 mijë dosje që qytetarët kanë që në vitin 2016 që kanë bërë rekurse në Gjykatën e Lartë dhe akoma s’u ka dalë një datë gjyqi?!

Po ata që bëjnë rekurs sot ose që kanë bërë rekurs në vitin 2021, kur i bie të gjykohen dosjet e tyre?!” – analizoi fare thjesht e qartë, avokati i njohur./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi25/10/2021 15:11

Jo vetem duhen shkurtuar ,por edhe duhen ndryshuar. Ato Jane kthyer ne qendra biznesi ne zhvatjen e qytetareve, te pronave te tyre dhe ne dhenje te vendimeve klienteliste ne raport me fitimet e Jo me ligjin.Ku shkuan gjithe ato hajdute e pirate te gjykatave dhe prokurorive qe Shane dorheqjen?!?! Jetojne mes luksit edhe jashte shqiperise me parate e pronat e vjedhura pa asnji pasoje ligjore!!!! Paska 40 mije dosje te pa trajtuara! Po kush e ka patur mendjen tek dosjet!!???? Prokurore e gjyqtare e Kane patur dhe Kane mendjen tek vjedhja kjo eshte e dukeshme per CDO njeri!? Keto pirate, te plepave, Kane hetuar vetem dosjet e shofereve, te mospagesave te energjise, te vjedhjes se nji thesis mielli, te vrasesve qe I nxjerin te pafajshem dhe dosjet qe nuk Kane interes per to mbyllen ne syrtare. Dhe think pastaj se perse shkurtohen keto vende te hajdute e. Sa me pak hajdute se I moren frymen ketij vendi.o sali berisha:- Jo enver , por Hitler te behesh per keto monstrave qe I pine gjakun shqiptareve, tu sekuestrosh pasurite se do ta besh shqiperise te pasur, ti kalbesh ne burg keto pinjolle komunistesh qe njohin vetem ineresa dhe Jo ligj e shtet.ke gjithe shqiptaret e ndershem me vete,beju thirje dhe do te shikosh uraganin popullor, durimi ka sos me Kohe. Ndryshe haram te qofte besimi I popullit.

Shto koment

Denonco