Ekzekutimi i biznesmenit në Fier: dyshohet për 3 vrasës me pagesë, nga Kruja ose Laçi

Ekzekutimi i biznesmenit në Fier: dyshohet për 3 vrasës me pagesë, nga Kruja ose Laçi

09:49, 25/10/2021
A+ Aa A-

Pista të reja po hetohen për ekzekutimin e biznesmenit Demir Backa në Fier mbrëmjen e së shtunës, në momentin që ai po dilte me makinë nga parking.

Makina e atentatorëve është afruar dhe prej aty e kanë qëlluar nga xhami ballor. Gëzhojat janë gjetur pas makinës. Dyshohet se kanë qenë qënë 3 persona në makinën prej nga u qëllua Bacla dhe më pas të tre kanë ikur në drejtim të Lushnjës. Mendohet që ata të jenë vrasës me pagesë nga zona e Krujës ose e Laçit, njoftoi korrespodenti i SYRI TV n♪7 Fier.

Si ndodhi vrasja?

Biznesmeni fierak Demir Backa u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës me breshëri kallashnikovi. 57- vjeçari ishte duke larguar nga një qendër tregtare në Fier, kur 2 autorë të maskuar kanë qëlluar me breshëri në drejtim të automjetit të tij, kur Backa ishte duke u larguar.

Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë, ndërsa 57-vjeçari është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Fierit. Fatkeqësisht plumbat i kanë prekur organet jetësore, duke e bërë të pamundur mbajtjen në jetë. Ndaj Backës është qëlluar me 16 plumba nga një distancë 7-8 metra nga 2 armë të ndryshme.

Autorët pasi kanë realizuar atentatin janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet ‘Benz C Klas’.

Pak çaste më pas policia ka arritur të gjej mjetin duke u djegur në fshatin Daullas. Makina nuk është djegur plotësisht, ndërsa brenda makinës janë gjetur edhe 2 armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë, që u përdorën nga autorët për kryerjen e vrasjes.

Mjeti i përdorur në krim ka qenë i vjedhur dhe ishte pajisur me targa të Kosovës. Policia tashmë po verifikon se kujt i përkasin targat dhe nëse zotëruesi i tyre ka lidhje me ngjarjen.

Për të zbardhur detajet e ngjarjes, policia ka marrë dëshmitë e 6 personave që ishin prezent në vendin e ngjarjes, por ata nuk kanë dhënë prova bindëse, pasi autorët kanë qenë të maskuar.

Policia është hermetike në dhënien e informacioneve sa i përketë pistave hetimore, ndërsa dyshohet se shkak i vrasjes mund të ketë qenë edhe ndonjë konflikt për arsye biznesi, pasi 57-vjeçari ishte person me influencë në qytetin e Fierit dhe kishte në pronësi disa biznese në këtë qytet.

Në hetim si të përfshirë në këtë ngjarje janë përfshirë edhe personazhe të njohur të botës së krimit në qytetin e Fierit.

Ndër pistat kryesore është një konflikt që viktima ka pasur me një personazh të njohur në Fier, i cili është subjekt i OFL-së. Me personin në fjalë Demir Backa ka patur një konflikt afro 1 vit më parë, ku sherri ka degraduar deri në përplasje fizike mes tyre në lokalin në pronësi të Backës, që ndodhet në qendër të qytetit të Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco