VIDEO/ Objektet historike në Lezhë drejt zhdukjes, Studiuesi: Situata problematike edhe në Zejmen

VIDEO/ Objektet historike në Lezhë drejt zhdukjes, Studiuesi: Situata problematike edhe në Zejmen

14:45, 24/10/2021
A+ Aa A-

Kultet historike në qytetin e Lezhës po zbehen dita ditës për shkak se mbi rrënojat e tyre po ndërtohen varre nga banorët e zonës. Studiuesi Dom Nik Ukgjini I intervistuar nga SYRI TV tregon se ky problem është në disa fshatra, ndërsa u bën apel institucioneve që të marrin masa për të shpëtuar sajtet arkeologjike duke I restaururar sa më shpejtë.

Objektet historike në Lezhë po shkojnë drejt zhdukjes, pasi mbi rrenojat kishave po ndërtohen varre të reja.Studiuesi Dom Nik Ukgjini shprehet se pengesë për restaurimin e qelës së vjetër dhe për zbatimin e projektit të rikualifikimit të vendit ku është mbajtur Kuvendi i Arbrit po bëhet kjo varrezë publike.

Historiani Dom Nik tregon për Syri Tv se kjo situatë problematike verehët jo vetëm në Mërqi, por dhe në Balldre e Zejmen ku varret e reja po dëmtojnë sajtet arkeologjike.

Pas viteve '90 banorët e fshatrave në Lezhë hapen varre të reja në rrënojat e monumenteve të kulturës, duke dëmtuar arkeologjinë e këtyre zonave që mbarnin vlera të rëndësishme historike. Rreth 400 vjet më parë në fshatin Merqi të Lezhës u mbajt Kuvendi i Arbrit ose siç njihet ndryshe Koncili i Kishës Katolike në trojet shqiptare. Kjo ngjarje e rëndësishme historike e dëshmuar në dokumente arkivore nuk e ka një obelisk përkujtimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco