VIDEO/ Protesta jep rezultat, hiqen barrierat te 'Pushimi i Shoferit'

VIDEO/ Protesta jep rezultat, hiqen barrierat te 'Pushimi i Shoferit'

12:08, 23/10/2021
A+ Aa A-

Një protestë e organizuar nga banorët e fshatrave në anë të autostradës Lushnje-Fier ka krijuar radhë kilometrike automjetesh. Protesta është zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune. Pas fillimit të trafikut, policia shkoi në vendngjarje për të bërë të mundur lirimin e rrugës.

Banorët e zonës kundërshtojnë vendosjen e barrierave metalike, prandaj dhe janë mbledhur në protestë duke bllokuar rrugën. Ata kanë bllokuar për rreth 20 minuta aksion nacional. 

Banorët shprehen se me mbylljen e kryqëzimit tek Pushimi i Shoferit, atyre i duhet të bëjnë 20 kilometra deri tek vendi i quajtur 'Mbikalimi i Kolonjës'. "Kjo është kosto e shtuar për të nxjerrë prodhimet tona në treg. Po kështu kemi vështirësi për shërbimet shëndetësore pasi zgjatet rruga (distanca), mund të kemi urgjenca, njerëz të sëmurë, etj", shprehen ata.

Pas protestës së banorëve autoritetet kanë marrë vendimin për ta rihapur rrethrrotullimin dhe për të gjetur një zgjidhje tjetër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco