Gazetari zbulon të vërtetën: Shefi i policisë në Korçë u pezullua pse nuk arrestoi priftin

Gazetari zbulon të vërtetën: Shefi i policisë në Korçë u pezullua pse nuk arrestoi priftin

19:46, 21/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar vendimin e drejtuesve të Policisë së Shtetit lidhur me pezullimin nga detyra të shefit të policisë së Korçës, i cili lejoi priftin të qarkullonte pas orës policore.

“Këtu gomarllëku ka vënë brirë. Shkarkohen dy drejtues policie se lanë një prift të shkonte në një familje për një rit fetar pas orës policore. Domethëne polici duhet të kishte arrestuar priftin. Seriozisht e kanë këta?”, shkruan gazetari.

Postimi nga Klodian Tomorri
Kur e pashe ne fillim kete lajmin se pezullohet shefi i policise ne Korçë pasi lejoi priftin te qarkullonte pas ores policore thashe do jete ndonje fake. Por qenka i vertete.
Ketu gomarlleku ka vene brire. Shkarkohen dy drejtues policie se lane nje prift te shkonte ne nje familje per nje rit fetar pas ores policore. Domethene polici duhet te kishte arrestuar priftin. Seriozisht e kane keta? 

E para kjo ora policore eshte nje budallek i madh, qe e vene keta te Komitetit per te justifikuar rrogat qe marrin. Se pune tjeter s’bejne ata vec kesaj. 

E dyta, ketu ke me qindra police te perfshire drejteperdrejte ne trafik nderkombetar droge, keta merren me policin qe la priftin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco