Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Detaje tronditëse nga vrasja e Semakut/ Hoxha: Mesazhi që përcollën

Detaje tronditëse nga vrasja e Semakut/ Hoxha: Mesazhi që përcollën

13:01, 18/10/2021
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 38-vjeçarit Elton Semaku (Mermali), një ditë më parë në Peqin. 38-vjeçari u gjet i pajetë në bregun e lumit Shkumbin, në lagjen Shezë, në afërsi të tregut të qytetit të Peqinit, ndërsa sipas ekspertizës, ai është qëlluar me tre plumba të kalibrit 9 mm, dy në shpinë dhe një në kokë.

Anëtari i bandës së Aldo Bares dyshohet se është rrëmbyer, pasi kishte dalë nga shtëpia pak pas orë 19:00 të së shtunës në Lushnje. Rrëmbimi dyshohet se është bërë nga të paktën tre persona, ende te pa identifikuar nga policia.

Ata dyshohet ta kenë ekzekutuar në një fshat të Lushnjës dhe më pas kufomën e kanë transportuar dhe hedhur në një zonë të pabanuar në periferi të Peqinit. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e ekzekutorëve të 38-vjeçarit Elton Semaku (Mermali).

Në studion e “ABC Live” me Juli Xhokaxhi, gazetari Artan Hoxha theksoi se ekzekutimi i 38-vjeçarit, i cili ka qenë pjesë e bandës së Lushnjes përcjell mesazh për ata që janë gjallë. Sipas gazetarit, autorët mund edhe ta kishin hedhur në lumë kufomën, por zgjodhën ta lënë në një atë vend, pikërisht për të përçuar mesazhin, pasi Semaku ka qenë pjesë e një zinxhiri vrasjes që kanë ndodhur në Lushnje.

“Rezulton se thjeshtë kufoma është hedhur në Peqin. Duket si një vend që autorët kanë vendosur ta hedhin kufomë. Ata kanë pasur mundësi edhe ta hedhin në rrugë. Është lënë aty edhe për shkak të mesazhit që duan të përçojnë. Duke sjellë deri aty kanë pasur mundësi ta zhduknin fare. Autorët derisa e kanë sjellë deri aty mund ta kishin eliminuar fare dhe do të kishim të bënim me një person të zhdukur. Në Shqipëri ka shumë të zhdukur. Rasti më i fundit është ngjarja e Jan Prengës. Unë dyshoj shumë se ata e kanë lënë kufomën aty për të çuar një mesazh te të tjerët,” u shpreh ai.

Artan Hoxha vlerëson se prej vitesh janë problematike ngjarjet zinxhir në Lushnje pasi agjencitë në vend nuk po arrijnë që ta ndërpresin zinxhirin. Sipas tij, nëse autoritetet tona nuk do të synojnë për “trurin”, atëherë trupa të tjerë do të vijojnë të gjenden.

“Aty problematika nuk janë autorët por janë investitorët. Nuk kapen dot autorët sepse kanë informacione, mbështetje logjistike. Të rrish në kërkim ka kosto. Ata kanë mjete që i ndërrojnë vazhdimisht. Kush i mban? Dikush i fuqishëm financiarisht.”

Duke u bazuar në rrjedhën e ngjarjeve në këto pesë vite, Hoxha u shpreh se zinxhiri i vrasjeve do të vijojë, dhe se nga vrasja e Semakut janë më të trembur ata që janë gjallë. “Për atë u la kufoma aty. Është mesazh për grupin shoqëror që ka viktima, largohuni pa u gjetur ne. Këto janë më tepër ngjarje që terrorizojnë.” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco