Kryepolici Nano mbyll analizën e ‘100-ditëshit’, priten ndryshime radikale

Kryepolici Nano mbyll analizën e ‘100-ditëshit’, priten ndryshime radikale

11:10, 18/10/2021
A+ Aa A-

Përpara pak ditësh, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, u pyet për afatin 100- ditorë që i ishte lënë Policisë së Shtetit për reformim, nga ana e kryeministrit Edi Rama. Çuçi deklaroi se analiza e “100-ditëshit”, po bëhej nga drejtori i ri i Përgjithshëm Gledis Nano, i cili do të marrë në finale edhe vendimet e tij.

Dhe si duket Nano e ka përmbyllur këtë detyrë të parë për kryerjen e kësaj analize, e cila do të bëhet e ditur sipas burimeve brenda kësaj jave. Mësohet se tashmë është vulosur performanca e të gjithë drejtuesve kryesorë të policisë në qarqe dhe në qendër dhe së shpejti, do të kemi edhe lëvizje të shumta.

Lëvizjet pritet të kapin nga drejtor qarqesh në qytetet kryesore dhe problematike duke përfshirë edhe Tiranën dhe deri te shefa komisariatesh, si dhe ata të Rendit dhe Sigurisë Publike.

Gjithashtu këto ndryshimet do të prekin, edhe drejtuesit e departamenteve në Policinë e Shtetit në qendër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t18/10/2021 12:00

Asgje me me shume nuk do bej pervec qarkullim drejtuesish,policia nuk ka bere dhe nuk do bej asnje perparim sa kohe km do jete ky bylmezi rama qe del e vetlavderohet ne media te ndryshme.

Shto koment

Denonco