Shtypi rus: 4 turistë rusë u gjetën të vdekur në një hotel në Shqipëri

Shtypi rus: 4 turistë rusë u gjetën të vdekur në një hotel në Shqipëri

07:45, 16/10/2021
A+ Aa A-

"Katër turistë rusë u gjetën të vdekur në një hotel në Shqipërinë perëndimore", njofton media rue Life.ru sot më 16 tetor.  "Të vdekurit u gjetën në dhomën e saunës, ata mund të jenë asfiksuar."

"Trupat e katër turistëve u gjetën në një hotel në fshatin Qerret në Shqipërinë perëndimore. Të gjitha viktimat ishin rusë, shkruan media ruse duke cituar "Albanian Daily News" dhe një deklaratë të Policisë së Shtetit.

"Rreth orës 22:20 (23:20 pasdite me kohën e Moskës) , trupat e katër personave nga Rusia u gjetën në saunën e një hoteli në Qerret në [rrethin] Kavajë . Të gjithë ata ishin të asfiksuar", njoftoi policia në një deklaratë.

Një media tjetër vuri në dukje se "të vdekurit ishin nga 31 deri në 58 vjeç. Të gjithë shkuan në Shqipëri me pushime. Ambasada ruse në Tiranë tashmë është informuar për incidentin. Autoritetet shqiptare premtuan të japin më shumë detaje të shtunën."

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco