Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

VIDEO/ Të hënën nis viti i ri akademik, rektori: Janë vaksinuar 50 % e studentëve

VIDEO/ Të hënën nis viti i ri akademik, rektori: Janë vaksinuar 50 % e studentëve

12:36, 15/10/2021
A+ Aa A-

Të hënën do të nisë viti i ri akademik për studentët. Në një konferencë për mediat, rektori I Universitetit të Tiranës Artan Hoxha u shpreh se deri më tani janë vaksinuar 50 % e studentëve. Për të pavaksinuarrit do të kërkohet tampon negative sipas përcaktimit të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Nga Syri Tv

Viti i ri akademik do të nisë me 18 tetor për Bachelor dhe në 10 nëntor për Master. Konfirmimin e ka dhënë këtë të premte  rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha. Në një konferencë për mediat, ai bëri të ditur se 50% e studentëve janë të vaksinuar e se mësimi do të zhvillohet në auditore.

Sa i takon studentëve që nuk do të paraqesin vertetim të kryerjes së vaksinës apo test PCR, rektori nuk dha një përgjigjie por deklaroi se ka besim që studentët janë të përgjegjshëm dhe do vaksinohen masivisht.

Prej 2 vitesh studentët nuk i kanë frekuentuar auditoret pavarsishte se mësimi online kalojë në disa faza duke  u përmirësuar në mënyrë cilësore komunikimi student-pedagog. Por përsëri sipas Rektorit Hoxha mësimi online nuk është nuk është ai normali. Për këtë arsye nëpërmjet vaksinimit mund të kthehet normaliteti në mësimdhënie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco