Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Shkodër, operacion për kultivimin e kanabisit, prangosen 2 persona

Shkodër, operacion për kultivimin e kanabisit, prangosen 2 persona

11:33, 15/10/2021
A+ Aa A-

Finalizohet operacioni policor i koduar "Gimaj", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në Shkodër.

Gjatë operacionit janë vënë në pranga 2 shtetas të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

"Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Gimaj”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit për shtetasit: K. Q., 39 vjeç banues në Kir, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dënuar më parë dhe N. L., 30 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër. Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe "Kanosja për shkak të detyrës"." - njofton policia. 

Këta shtetas kultivonin bimë narkotike në fshatrat Kir dhe Pog, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër dhe në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër.

Pas një hetimi disamujor u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të këtij grupi, ku janë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, 20 bimë të dyshuara cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco