‘Plagosje, tape në timon dhe dhunë’, pesë të arrestuar në Tiranë

‘Plagosje, tape në timon dhe dhunë’, pesë të arrestuar në Tiranë

14:35, 14/10/2021
A+ Aa A-

Pesë persona janë arrestuar nga policia në Tiranë për disa vepra penale, plagosje, dhunë në familje dhe drejtim makine në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. V, 44 vjeç, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. H, 48 vjeç, pasi me datë 29.09.2021, ka goditur me sende të forta dhe më pas i ka marrë me dhunë një shumë parash shtetasit F. D.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

L, 34 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë rendit publik”,pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje dhe duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar;
K, 35 vjeç dhe B. N, 34 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Rreth orës 00:50, të datës 14.10.2021, ka shkuar në spital dyshohet i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. B, 30 vjeç, i cili nuk jep sqarime për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet për vetëplagosje. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco