Shpërthim në oborrin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd

Shpërthim në oborrin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd

14:32, 14/10/2021
A+ Aa A-

Raportohet se një shpërthim ka ndodhur dje në Ambasadën e Shqipërisë në Serbi.

Burime të sigurta të “Indeksonline”, brenda diplomacisë së Tiranës, kanë bërë të ditur se dy lëndë shpërthyese janë hedhur dhe më pas shpërthyer në objektin e ambasadës në Beograd.

Konkretisht, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:40.

Përpos dëmeve materiale, për fat të mirë nuk ka lëndime në njerëz. 

Ne lidhje me incidentin nuk ka ende nje reagim nga Ministria e Jashtme e Shqiperise dhe as nga Beogradi.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku14/10/2021 15:54

Vuçiqiri duhet të arrestojë dhe ti vrasë nja 22 intelektualë “opozitarë” për të qenë në koherencë me Stalin Tito Enver.

Shto koment

Denonco