Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Aksioni i SPAK, dështimi dhe dëshmia e Rilindjes

FOTO/ Njëri u kap për drogë, tjetri qëlloi policin, ja kush janë dy të arrestuarit për plagosjen te ish-Parku

FOTO/ Njëri u kap për drogë, tjetri qëlloi policin, ja kush janë dy të arrestuarit për plagosjen te ish-Parku

09:47, 14/10/2021
A+ Aa A-

Farjon Palushi, 27 vjeçari i arrestuar si një nga tre autorët e plagosjes së dy të rinjve në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai u arrestua në qershor të këtij viti gjatë një operacioni antidrogë të policisë.

Emri i tij ishte në mesin e 12 personave që u arrestuan gjatë finalizimit të operacionit, ndërsa 6 persona të tjerë u shpallën në kërkim asokohe.

Grupi i të rinjve, e kishin kthyer zonën e ish-Parkut në kryeqytet si bazën e tyre për shitjen e drogës.

Në ndihmë të policisë erdhen edhe disa ankesa të banorëve të zonës së 21 Dhjetorit, të cilët kishin treguar se një grup djemsh çdo natë konsumonin lëndë narkotike në hyrjen kryesore të një pallati.

Mes 12 të arrestuarve ishin edhe 2 të mitur, të cilët sipas policisë dyshohej se ishin përdorur për të shpërndarë lëndë narkotike të llojit hashash në çdo zonë ku klientët e kërkonin.

Ata e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe në rrugën “Frosina Plaku”.

Policia sekuestroi sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike dhe para të përfituara në formë ilegale.

Jo më pak i njohur për policinë është edhe Daniel Manushi, 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Në nëntor të 2017, asokohe 23 vjeç, Daniel Manushi, qëlloi me armë zjarri efektivin e policisë së Komisariatit nr.1 të Tiranës, Ermal Bregu.

Ai shtiu katër herë në drejtim të tij por vetëm 2 nga plumbat e kapën policin, një në bark dhe tjetri në krahun e majtë.

Gjithçka nisi në një lokal në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.

Efektivi Bregu ishte i ulur në një tavolinë bashkë me një mikun e tij, ku në lokal futet Daniel Manushi.

Siç u dokumentua nga pamjet e kamerave të sigurisë, Manushi drejtohet nga tavolina ku ishte ulur efektivi.

Duke i drejtuar gishtin, ai e fyen dhe me njërën dorë ngre bluzën, duke i treguar pistoletën që mbante në brez. Pas këtij veprimi, autori del nga lokali, ndërsa efektivi Ermal Bregu shfaqet duke biseduar me shokun, me të cilin ishte në tavolinë.

Brenda pak sekondash, Bregu ngrihet nga tavolina dhe del jashtë lokalit, ku më pas plagoset me armë zjarri nga i dyshuari Daniel Manushi.

Manushi ka lindur në Gjermani por banon në Yzberisht.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco