Në arrest shtëpie, një nga të dyshuarit për plagosjen e djeshme u arrestua në qershor për drogë

Në arrest shtëpie, një nga të dyshuarit për plagosjen e djeshme u arrestua në qershor për drogë

09:07, 14/10/2021
A+ Aa A-

Farjon Palushi, 27 vjeçari i arrestuar si një nga tre autorët e plagosjes së dy të rinjve në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai u arrestua në qershor të këtij viti gjatë një operacioni antidrogë të policisë.

Emri i tij ishte në mesin e 12 personave që u arrestuan gjatë finalizimit të operacionit, ndërsa 6 persona të tjerë u shpallën në kërkim asokohe.

Grupi i të rinjve, e kishin kyther zonën e ish-Parkut në kryeqytet si bazën e tyre për shitjen e drogës.

Në ndihmë të policisë erdhen edhe disa ankesa të banorëve të zonës së 21 Dhjetorit, të cilët kishin treguar se një grup djemsh çdo natë konsumonin lëndë narkotike në hyrjen kryesore të një pallati.

Mes 12 të arrestuarve ishin edhe 2 të mitur, të cilët sipas policisë dyshohej se ishin përdorur për të shpërndarë lëndë narkotike të llojit hashash në çdo zonë ku klientët e kërkonin.

Ata e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe në rrugën “Frosina Plaku”.

Policia sekuestroi sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike dhe para të përfituara në formë ilegale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco