EMRI/ Ngjarja te 'Komuna e Parisit', reagon Policia: Një i plagosur, u qëllua në makinë

EMRI/ Ngjarja te 'Komuna e Parisit', reagon Policia: Një i plagosur, u qëllua në makinë

23:11, 12/10/2021
A+ Aa A-

Pak minuta më parë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar te “Komuna e Parisit”, në Tiranë, ku si pasojë raportohet një person i plagosur.

Sipas burimeve për SYRI TV dhe Syri.net bëjnë me dije se është plagosur me armë zjarri brenda automjetit të tij të parkuar shtetasi Redi Balla, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Sipas mjekëve, i plagosuri Balla ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco