EMRI/ Kontrabanda me ilaçet në pandemi, shkon 7 numri i personave të arrestuar

EMRI/ Kontrabanda me ilaçet në pandemi, shkon 7 numri i personave të arrestuar

15:30, 11/10/2021
A+ Aa A-

Është arrestuar edhe një person tjetër lidhur me kontrabandën e ilaçeve gjatë periudhës së pandemisë në vendin tonë.

Kështu, ka shkuar në 7 numri i të prangosurve në kuadër të operacionit “Përfitimi”, i cili ishte shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasin Sokol Topçiu 57 vjeç, administrator i një rrjeti farmaceutik i cili ka bashkëpunuar  me shtetasit e tjerë për shitjen e këtyre medikamenteve.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Përfitimi”, finalizuar me datë 08.10.2021, nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 6 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në vijim të operacionit, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. T, 57 vjeç, administrator i një rrjeti farmaceutik.” – njofton policia.

Vijon puna për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për  veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco