Vrasja e çiftit Pasho, djali lirohet nga akuzat, mbetet në burg ish-e fejuara

Vrasja e çiftit Pasho, djali lirohet nga akuzat, mbetet në burg ish-e fejuara

13:55, 11/10/2021
A+ Aa A-

Zhvillime të reja në hetimet për vrasjen e bashkëshortëve shqiptarë Shpëtim e Teuta Pasho.

Ata ishin rezidentë në Castelfiorentino të Italisë e të zhdukur që nga nëntori 2015, për t’u gjetur në dhjetor 2020 të copëtuar në disa valixhe të hedhura në një fushës midis burgut të Solliccianos dhe superstradës Firenze-Pisa- Livorno.

Djali i çiftit, Taulant Pasho, aktualisht në burg në Como për akuza të tjera, nuk është më i dyshuar për vrasjen e prindërve. Gjykata e Firenzes, me kërkesë të prokurores Ornella Galeotti, e ka arkivuar çështjen e tij pasi nuk ka pasur tregues fajësie. Sipas akuzës, çifti u vra nga Elona Kalesha, ish e fejuara e Taulant Pashos, aktualisht në Sollicciano.

Nën hetim është edhe vëllai i saj, Denis Kalesha, i dyshuar si bashkëpunëtor, si dhe një person tjetër, ende i paidentifikuar. Krimin Elona Kalesha e ka bërë pa dijeninë e ish të fejuarit. Motivi ishte të mos lejonte çiftin t’i tregonin Taulantit që ajo ishte shtatzënë me një burrë tjetër.

Sipas zbardhjes nga prokuroria, ajo kishte abortuar në spital në Firenze në tetor 2015, pak ditë para zhdukjes së Pashove, ndodhur më 1 nëntor, dhe daljes së Taulant Pashos nga burgu, më 2 nëntor.

Në qershor, gjatë marrjes në pyetje në burgun e Comos, Taulant Pasho deklaroi se nuk kishte pasur kurrë dijeni për shtatzëninë e së fejuarës, duke mohuar edhe atësinë, duke qenë në burg. Veç kësaj, të afërm të Teuta Pashos iu kanë thënë hetuesve se pak ditë para se të zhdukej ajo kishte shfaqur gatishmërinë për të folur me të birin për diçka në lidhje me Elonën, dhe se ai duhej të zgjidhte midis familjes dhe të fejuarës.

Të gjithë elementë që e bëjnë 36-vjeçaren të dyshuarën kryesore, ndonëse në valixhet ku u gjetën të zhdukurit nuk pati gjurmë të DNA-së së saj.

Pikërisht këtë detaj përdorën avokatët e saj shtatorin e kaluar në gjykatë në apelin kundër vendimit për ta mbajtur në arrest në burg. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën, pasi gjithçka tjetër e zbuluar gjatë hetimeve e bën atë të dyshuarën kryesore për vrasjen e çiftit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco