VIDEO/ 'Na sillni varka të dalim nga shtëpitë': Vlonjatët bllokohen prej rrugëve të përmbytura

VIDEO/ 'Na sillni varka të dalim nga shtëpitë': Vlonjatët bllokohen prej rrugëve të përmbytura

09:38, 11/10/2021
A+ Aa A-

Vlonjatëve u janë dashur çizme të gjata që të mund të dalin nga shtëpitë në disa lagje të qytetit sot, për shkak të përmbytjes që ndodhi gjatë natës me reshje të dendura.

Uji që ka arritur lartësi dhe vazhdon të jetë ende i pranishëm është për pasojë të bllokimit të rrjetit të kanalizimeve, mospastrimit të tyre.

Një banor u shpreh plot indinjatë: “Na sillni një varkë dhe një varkatar që të dalim nga shtëpitë tona. Edhe pse me mijëra herë kemi ngritur zërin, zëri ka shkuar në vesh të shurdhët. deri kur  kështu ma! E ka shkruar Migjeni në fillimet e shekulit XX e mos harroni se jemi në shekullin e XXI!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco