GJKKO sekuestron pasuritë e Ben Qimes, i kishte fshehur në emër të të afërmve

GJKKO sekuestron pasuritë e Ben Qimes, i kishte fshehur në emër të të afërmve

00:47, 06/10/2021
A+ Aa A-

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro ndaj 13 pasurive që dyshohen se i përkasin Arben Isufit, i njohur ndryshe si Ben Qimja.

SPAK verifikoi 12 familjarë të bashkëlidhur me Arben Isufin, midis tyre dhe shoferin personal të tij dhe në përfundim vendosi sekuestro ndaj pasurive të bashkëlidhur me Isufaj, që dyshohet se ju përkasin shtetasve Ymer Isufaj dhe Agim Cako.

Nën dyshimet se pasuritë e sekuestruara si shoqëria tregare Akili Alb, pulari Isufaj, Isufaj 2004 apo katër sipërfaqe me toke SPAK ngre pikëpyetje se këto asete janë produkte të krimit dhe të pajustifikuara financiarisht nga Isufaj, një personazh mjaft i përmendur në vend.

Por ndonëse SPAK dyshoi se ishin konstatuar investime të shumta në pasuri mes tyre edhe shoqërish tregtare që kanë aktivitet në fushën e ndërtimit dhe hidrokarburave, hetimi nuk zbuloi gjë tjetër përveç aseteve të mësipërme.

Mes këtyre informacioneve që nuk u konfirmuan me prova nga SPAK përmenden në dosje të dhënat se Ben Qimja kishte kaluar apartamenteve dhe hotele në Vlorë në emër të të afërmeve dhe menaxherit te tij.

Por të pabazuara i rezultuan SPAK edhe informacionet se Isufaj zotëronte 50 dyqane në Fier apo përfshirja e një shoqërie të bashkëlidhur në tenderimin e 60 mijë tonëve lëndë djegëse, ndonëse u kërkua në një varg institucionesh si Tatime, Shërbime Transporti, Dogana, Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Në vendim shkruhet edhe për CV-në kriminale të Arben Isufaj që nga Italia e deri në Shqipëri ku midis tyre përmendet shpallja në kërkim e Ben Qimes si i dyshuar për vrasjen e Pirro Koçiut, shpallja në kërkim në vitin 2007 pasi kundërshtoi policinë me armë dhe kërkimi nga Gjykata e Torinos në 2017 për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge.

Pasuritë sipas gjykatës zotërohen tërthorazi apo drejtpërdrejt nga Arben Isufaj dhe ekziston rreziku të tjetërsohen.”/ TCH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco