Kapen 300 kg drogë në Mal të Zi, mediat malazeze: Do transportohej në Bosnjë

Kapen 300 kg drogë në Mal të Zi, mediat malazeze: Do transportohej në Bosnjë

22:20, 05/10/2021
A+ Aa A-

Plot 300 kg marijuanë janë sekuestruar pasditen e sotme në Mal të Zi.

Lënda narkotike u sekuestrua në terminalin Doganor në Podgoricë.

Droga ishte fshehur në një kamion cisternë që drejtohej nga një shofer nga Bosnja, që kishte hyrë në Mal të Zi nga Shqipëria.

Destiancioni përfundimtar i marijuanës ishte Bosnje Hercegovina.

“Sipas vlerësimeve të para, rreth 300 kilogramë marihuanë u kapën në terminalin Doganor në Podgoricë, ka mësuar RTCG. Droga u zbulua nga anëtarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave, të kryesuar nga Aleksandar Damjanović.

Marihuana u gjet në posedim të një shtetasi të Bosnje dhe Hercegovinës, M.M, në një kamion cisternë, i cili hyri në Mal të Zi nga Shqipëria. Droga ishte nisur në drejtim të Bosnje Hercegovinës”, njoftojnë mediat malazeze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco