Sulmoi seksualisht një fëmijë, paraburgim për 69-vjeçarin në Tetovë

Sulmoi seksualisht një fëmijë, paraburgim për 69-vjeçarin në Tetovë

19:19, 05/10/2021
A+ Aa A-

Gjyqtari në procedurë paraprake mori vendim që të caktojë masën e paraburgim për 69 vjeçarin nga Tetova si i dyshuar për veprën penale “sulm seksual ndaj fëmijës”.

Ai gjatë ditës së djeshme është privuar nga liria për shkak se rreth orës 19:30 ka prekur trupin e një vajze të mitur, e cila ka qenë fqinja e tij.

“Pas arrestimit, SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal në Prokurori. Gjyqtari në procedurë paraprake caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Ai sot është dërguar në burgun e Shkupit për ta mbajtur masën e paraburgimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco