‘Autori qëlloi 3 herë ndaj ‘Fiat Pandës’/ Atentati ndaj shqiptarit në Torino, në makinë ishte me të vëllanë

‘Autori qëlloi 3 herë ndaj ‘Fiat Pandës’/ Atentati ndaj shqiptarit në Torino, në makinë ishte me të vëllanë

17:50, 05/10/2021
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbardhur nga antentati i sotëm ndaj shqiptarit në Toriono, ku me të ishte dhe vëllai i tij.

Për hetuesit siç raportojnë mediet italiane vëllai i shqiptarit të plagosur është dëshmitari kryesor që pa me sy gjithçka ndodhi, pasi ishin në makinën tip “Fiat Panda” me të villain 48 vjeçar.

Ai është marrë në pyetje për të zbardhur detaje të tjera të vrasjes së mbetur në tentativë.

48-vjeçari shqiptar u qëllua me armë zjarri ndërsa ishte brenda në makinë në rrugën “Saorgio” në cep të “Corso Venezia”, rreth orës 11:30 të paradites. Autori ka qëlluar 3 herë ndërsa shqiptari është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin Molinette nga Kryqi i Gjelbër i Villastellone.

Autori u largua menjëherë në këmbë drejt Corso Grosseto. Së pari autori dhe shënjestra raportohet se janë parë të grindeshin.  Hetimet janë në vazhdim nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco