Ekzekutimi i Kelit në Greqi/ Dyshohet se ishte pronar i shtëpive publike

Ekzekutimi i Kelit në Greqi/ Dyshohet se ishte pronar i shtëpive publike

12:41, 05/10/2021
A+ Aa A-

Policia greke vijon hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit nga Tepelena, Dikenc alias Kristo Halili, i njohur me pseudonimin “Keli”, pronar i Bar “Deja vu” në Athinë.

Policia greke po heton mbi dyshimet se Halili kishte në zotërim shtëpi publike në Athine, të cilat në Greqi njihen si “studio”.  Madje për këto në vitin 2017 ka pasur dhe një hetim, pasi dyshohej se mbroheshin nga zyrtarë të lartë të policisë greke.

Pistë tjetër që po hetohet është edhe përfshirja e Halilit në trafikun e drogës.

Madje policia greke ka nxjerrë nga arkiva edhe një dosje të 11 viteve më parë, kur mjetit të 39-vjeçarit nga Tepelena i ishte vendosur lëndë eksplozive.

Emri i Halilit rezulton në një dosje hetimore të 20 marsit 2012 të policisë së Omonias ku flitet për një grup kriminal shqiptar që zotëronin rreth 30 shtëpi publike në rrugën “Iasonos”, në qendër të Athinës, madje disave prej tyre u ishte vënë zjarri.

Ky grup përfitonte nga 60 euro për shtëpi, pra 1800 euro në dite. Në total fitimet llogariteshin në 600.000 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco