Ekzekutimet në Elbasan, Hoxha: Dy vrasës me pagesë janë kapur jashtë

Ekzekutimet në Elbasan, Hoxha: Dy vrasës me pagesë janë kapur jashtë

12:31, 05/10/2021
A+ Aa A-

Një ekzekutim i dyfishtë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku të vrarë mbetën Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku. I ftuar në “Abc Live”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka thënë se grupet e reja kriminale të formuara në Elbasan, janë shumë më agresive nga ato që vepronin prej dekadash në këtë qytet.

Hoxha ka thënë se skenarë të tillë me ekzekutime kanë nisur që në vitin 2016, por në 2018 kishte një shtim të tyre që vijon ende. Më tej Hoxha ka deklaruar se këto grupe kriminale paguajnë vrasës me pagesë për të kryer porositë e tyre. Lidhur me këtë sipas Hoxhës dy vrasës të arrestuar jashtë vendit për krime të ndryshme, pritet të vijnë në Shqipëri për të dhënë llogari para drejtësisë pasi janë zbuluar me prova se janë autorët e disa vrasjeve në Elbasan. Hoxha ka shtuar se vetëm dy javë më parë i një vrasës që kishte kryer një krim në Elbasan u arrestua në Gjermani.

Sipas gazetarit momentalisht në qytetin e Elbasanit ka të dhëna që veprojnë 6 grupe kriminale që kanë konflikte me njëri-tjetrin dhe përpiqen të bëjnë aleanca si për t'u mbrojtur, ashtu edhe për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

“Më rezulton se ka grupe në Elbasan që veprojnë prej më shumë se dy dekadash, por ka edhe grupe të reja që janë krijuar më vonë. Skenarët e vrasjeve kanë filluar që në 2016, por janë intensifikuar në 2018. Ardhja e këtyre grupe të reja që ishin më të ashpra solli edhe përplasjet e vrasjet,” tha Hoxha.

“Këto grupe kanë paguar edhe vrasës me pagesë. Pritet që të vijnë nga jashtë dy vrasës të tjerë që kanë bërë vrasje në Elbasan. Ka që ndodhen të arrestuar jashtë vendit. Është provuar se ato kanë kryer krime në Elbasan”, tha Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco