FOTO/ Përplasje e fortë e makinave, dy të plagosur në Rrëshen

FOTO/ Përplasje e fortë e makinave, dy të plagosur në Rrëshen

11:25, 05/10/2021
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në Rreshen ku janë përfshirë 2 automjete dhe për pasojë kanë mbetur 2 persona të plagosur.

Të dëmtuarit janë nisur mënjëherë për në spitalin e traumës  në Tiranë. Nga forcat zjarrfikëse u bë e mundur nxjerrja e trupave të bllokuar në automjet.

Të plagosur kanë mbetur Pjetër dhe Liza Përdeda.

Mirditë/Informacion paraprak 

Në afërsi të një karburanti, në Mirditë, automjeti me drejtues shtetasin F.M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P.Gj., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë shtetasit   P.P., dhe L.P., të cilët ishin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin P.Gj.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco